Nishani dhe Berisha mesazh ngushellimi Obames per viktimat e Sandy
Pas katastrofës natyrore që ka goditur pjesën lindore të SHBA-së dhe viktimave të shkaktuara prej saj, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti i republikës Bujar Nishani dhe kryeministri Sali Berisha i kanë dëruar nga një mesazh ngushëllimi presidentit amerikan Barak Obama. Kështu Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për 33 viktimat e shkaktuara nga stuhia e fuqishme që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos qytetin e Neë York-ut. Më tej kreu I shtetit shkruan:
“I nderuar Zoti President,
Me hidhërim të thellë ndoqa përmbytjet dhe shkatërrimet që solli stuhia shumë e fuqishme që goditi bregun lindor të SH.B.A., sidomos qytetin e Neë York-ut, duke shkaktuar dhe humbjen e jetëve të mbi 33 qytetarëve amerikanë. Kjo ngjarje shumë e rëndë natyrore që ka lënë pasoja të pallogaritshme në disa qytete të vendit tuaj na ka tronditur të gjithëve pa masë.
Me këtë rast, më lejoni Shkëlqesi, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe familjeve të viktimave e të lënduarve, ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë gjithashtu me popullin tuaj, lutjet më të ndjera për shërim dhe rimëkëmbje, pas kësaj fatkeqësie!
Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente shumë të vështira për kombin amerikan.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.
Edhe kryeministri Berisha në mesazhin e tij shkruan.
I dashur President Obama,
Me keqardhje të thellë kam mësuar për fatkeqësinë natyrore të stuhisë masive që ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e së cilës humbën tragjikisht jetën disa dhjetëra qytetarë të vendit Tuaj dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e pasurore. Ndaj, Ju përcjell, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të çmuara njerëzore së bashku me shpresën që kjo situatë të kapërcehet sa më parë dhe me sa më pak dhimbje.
Shqiptarët ndajnë me familjet e viktimave, me Ju, qeverinë e SHBA-ve dhe kombin amerikan, mikun më të madh e strategjik të shqiptarëve, hidhërimin për humbjen tragjike të jetëve njerëzore dhe bashkojnë lutjet e tyre që shpirtrat e viktimave të gjejnë paqen e amshuar.
Qeveria shqiptare dhe unë personalisht po ndjekim me vëmendje zhvillimet e situatës dhe solidarizohemi plotësisht me përpjekjet e qeverisë Suaj dhe të të gjitha autoriteteve amerikane në zonat e prekura për përballimin e kapërcimin e kësaj situate të vështirë.
Mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha drejtuar presidentit amerikan Barak Obama mbyllet me sigurimet e konsideratës dhe të respektit më të lartë.