Nishani kerkese Rucit Po shkelni etiken parlamentare

Etika parlamentare ka qene pjese e debateve te djeshme ne seancen parlamentare. Fjalori i perdorur nga deputeti socialist Saimir Tahiri i cili nuk kurseu fjalet injorant te paafte e te korruptuar per ligjvenesit e mazhorances ka sjelle reagimin e ministrit te Drejtesise Bujar Nishani. Sipas tij eshte e papranueshme qe te mos respektohet etika parlamentare ne nje kohe qe salla e Kuvendit duhet te jete model ne kete drejtim. Sipas Nishanit fjalori i perdorur nga Tahiri eshte shkelje e hapur e Kushtetutes dhe e Rregullores se Parlamentit. Nese nje deputet injoron Kushtetuten e vendit te tij injoron dhe tenton te degradoje legjislacionin nese dhunon rregullat e salles se Parlamentit ku duhet te jete piedestali etik dhe ligjor i standardit me te larte te nje vendi besoj se kjo eshte nje shkelje shume e rende e moralit profesional dhe atij qytetar - tha ai. Sipas Nishanit eshte ne zgjedhjen e gjithkujt te perdore zhargonin qe ai e gjykon qe i pershtatet karakterit te gjithsecilit prej nesh por eshte nje dhunim i hapur dhe shume i rende kur behet nga nje deputet kur injorohet Kushtetuta rregulli dhe procedura. Si nje deputet do ti adresoja nje kerkese shume etike kryetarit te grupit parlamentar socialist duke pasur parasysh eksperiencen e tij parlamentare dhe politike eshte e detyrueshme per secilin nga ne me se paku te respektoje etiken parlamentare por mbi te gjitha te respektoje Kushtetuten percaktimet kushtetuese ligjet dhe percaktimet ligjore per te cilat jemi te detyruar ne tu japim shembull qytetareve - pohoi kreu i Drejtesise. Deputeti socialist Saimir Tahiri gjate fjales se tij ne Parlament kritikoi votimin per ligjin e pronave duke akuzuar mazhorancen per vjedhje te votave. Kete vend po e coni drejt falimentimit Parlamentin e demokracine po e coni drejt shkaterrimit dhe kjo eshte rruga juaj e pashmangshme per sa kohe autoriteti suprem i perfaqesimit te popullit vota e lire eshte vjedhur e ka mbetur ne dore te te paafteve injoranteve hajduteve e te korruptuarve - tha ai.