E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takohet me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu

Presidenti Bamir Topi u takua sot ne New York me Presidentin e Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu. Presidenti Topi i shprehu edhe nje here homologut te tij kosovar urimet per miratimin nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara te rezolutes per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves si nje shtet te lire sovran dhe te pavarur e cila gjithashtu i hap rruge dialogut dhe normalizimit te raporteve ndermjet Serbise dhe Kosoves.

Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme per Kosoven Serbine Ballkanin Perendimor Evropen e Bashkuar dhe Organizaten e Kombeve te Bashkuara - u shpreh Presidenti Topi dhe vuri ne dukje se ne kemi qene gjithmone dhe jemi te bindur se vullneti i qytetareve te Kosoves per pavaresi do te respektohet ashtu sic besojme tek konsolidimi i shtetit te Kosoves dhe i institucioneve demokratike e evropiane integritetit dhe te ardhmes se saj si vend anetar i OKB-se.

Ne kete kontekst Kryetari i Shtetit shprehu angazhimin maksimal te shtetit shqiptar per te mbeshtetur dhe apeluar per njohjen nga sa me shume vende te pavaresise se Kosoves si nje garanci per bashkepunimin rajonal e me gjere fqinjesine e mire dhe integrimin evropian te saj.

Ne vijim te takimit Presidenti Topi vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve ndermjet dy vendeve tona te pasqyruar ne kembimet e vizitave te te gjitha niveleve. U theksua interesi i perbashket ne thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Gjate takimit te dy bashkebiseduesit vleresuan perkushtimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave te perbashketa euroatlantike te cilat perbejne nje platforme te sigurt per zgjerimin dhe konsolidimin e metejshem te marredhenieve midis dy vendeve tona.

Nga ana e tij Presidenti Sejdiu shprehu kenaqesine e ketij takimi me Presidentin e Republikes dhe vleresoi fjalen e mbajtur nga Kryetari i Shtetit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se ku beri thirrje per njohjen nga sa me shume vendet anetare te saj te pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›