Nishani mbledh KLD: Në më pak se 1 vit ndoqëm praktika që rritën besimin tek gjyqtari
TIRANE-Presidenti i vendit Bujar Nishani zhvilloi sot një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në cilësinë e kryetarit të KLD, Nishani i uroi ministrit të Drejtësisë, Nasip Naco punë të mbarë si anëtari më i ri i Këshillit.
Sipas kreut të shtetit, KLD në transparencë të plotë, në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë evropiane, e duke vepruar si organ i pavarur e profesional ka arritur që në një vit kohe të adaptoje praktikat më të mira, që në mënyre direket rrisin respektin e gjyqtareve dhe besimin publik.
“Në më pak se një vit kohë KLD zgjidhi ngërcin e vlerësimit profesional, atë gjyqtarëve të trashëguar prej vitesh”- tha Nishani.
Presidenti garantoi se KLD do të bëjë gjithçka për transparencë në punën e gjyqtarëve.
“Kontrolli dhe balanca janë themelet e drejtësië dhe KLD do bëjë gjithçka që gjyqtarët të bëjnë diçka të tillë nëpërmjet vendimeve të tyre transparente”.
(d.b/BalkanWeb)