“Shën Sotiri”, Kisha e 1500-ës, si e shkatërruan komunistët
Kjo është kisha e Shën Sotirit në Frashër të Fierit, që bart me vete, një histori të hershme dhe një gur të shenjtë që njihet edhe si gur themeli... Atë, komunizmi tentoi katër herë ta shkulte, por nuk ia doli. E ndërtuar në majë të një kodre, ajo e ka zanafillën në vitin 1500. Sipas gojëdhënave, ajo u ngrit nga fisi Itea, krushq të Muzakajve të Beratit, të cilët pas vdekjes së Skënderbeut emigruan në Itali dhe tashmë atje quhen Huniat. Agron Prifti, banor i zonës, thotë për "GSH" se kisha është rindërtuar në vitin 1997 me kontributet e fshatit. Është Prifti që na tregon edhe historinë e kishës. "Në fillimet e saja ajo ka qenë një shkollë kishtare. Mësues ishin disa priftërinj qipriotë të cilët u therën nga turqit në ato vite. Aty u therën Shën Trifoni, Shën Llukani, Shën Joani dhe Shën e Premtia", - tregon banori.
Sipas tij, godina pat rezistuar deri më 1967-ën, kur u shemb nga sistemi komunist.
"Godina u prish, ndërkohë që guri mbeti. Nuk mundën ta hiqnin dot. Katër herë tentuan ta shkulin, por nuk ia arritën dot qëllimit. Më 1967-ën, pasi e hapën vendin rreth e rrotull gurit, çuan dy traktorë me kavo çeliku që ta hiqnin. Traktorët u fikën dhe nuk u ndezën më", - thotë Prifti. Ai shton se "herën e dytë, më 1969-ën, u dërguan tri brigada kooperativiste; herën e tretë, më 1973-shin, na çuan neve nxënësit e shkollave dhe mësuesit, dhe të katërtën, më 1976-ën, u përpoqën ta shkulin me autokombajnë, por guri nuk hiqej. "Erdhën specialistë gjermanë, por autokombajna nuk u ndez për 10 ditë. E hoqën autokombajnën dhe nuk e çuan më tek guri i kishës", - thotë banori Agron Prifti.