Nishani mbledh KLD, votimi për anëtarët e gjykatës së apelit e administrative
Presidenti Bujar Nishani mbledh sot KLD. Sipas një njoftimi për mediat mbledhja do të mbahet në orën 10: 00 dhe Presidenti do të përcjellë dhe një mesazh për opinionin publik.
Ndërkaq pritet qe të votohen emrat për gjyqtaret e ardhshëm për shtate vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë si dhe të kalojnë 16 emrat e Gjykates Administrative të Shkallës së Pare Tiranë.
Parashikohet që kjo mbledhje të shoqërohet me debate mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për emrat e gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit në Tiranë si dhe ata të Gjykatës Administrative të shkallës së parë në Tiranë.