Nishani ne Spanje merr garanci per bashkepunim ne fushen e drejtesise

Bujar Nishani Francisco Camano Dominguez
E marte 5 prill 2011 NOA- Ministri i Drejtesise Bujar Nishani gjate dites se sotme ka qene i pranishem ne Spanje ku ka diskutuar me homologun e tij lidhur me bashkepunimin ne kete fushe.
Kjo vizite e kreut te drejtesise shqiptare ka ardhur me ftese te ministrit te Drejtesise se Mbreterise se Spanjes Francisco Camano Dominguez.
Gjate takimit dy homologet biseduan gjeresisht mbi bashkepunimin dypalesh ne fushen e drejtesise reformat ne kete fushe por edhe tema konkrete si te fushes se Avokatures se Shtetit Programit Euralius Sherbimit te Proves Sistemit Penitenciar fushen e ekstradimeve dhe te leter-porosive.
Ministri Nishani falenderoi nga ana e tij Ministrin Dominguez per bashkepunimin dhe ndihmen qe ka ofruar Spanja ne fushen e drejtesise dhe vecanerisht ne ate te Avokatures se Shtetit dhe te Programit Euralius.
Ndersa nga ana e tij ministri Dominguez vleresoi arritjet e Shqiperise konsolidimin e Shtetit te se Drejtes si dhe shprehu vleresimin per procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Gjate vizites se tij ministri Nishani u prit ne takime te vecanta nga Presidenti i Komisionit te Drejtesise ne Kongresin e Deputeteve Prokurori i Pergjithshem Zv/Presidenti dhe Anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNishani-MC Nally Reforma ne drejtesi ceshtje kombetareBurgaj-familjareve te Nenkomisarit Roland Likaj shembull per cdo punonjes policie Zgjedhjet vendore pas Fules Countryman viziton ne 1 prill TiranenLordi Mc Nally Zbatimi i reformes ne drejtesi partite te bashkepunojneSulltan Novruzi Kryeministri Dite shprese e mirekuptimi Lidhjebashkepunim mes dy vendeve Bujar Nishani Ministri i Drejtesise ne Spanje reforma ne drejtesi vizite