E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixho Programi yne rrit mundesine per vende pune

Erisa Xhixho

Tirane 5 prill 2011 NOA-Erisa Xhixho kandidatja e Aleances per Qytetarin per kryetare te minibashkise nr. 5 ne Tirane ka zhvilluar disa takime me banore ne rrugen Komuna e Parisit.

Duke u ndeshur me shqetesimet e qytetareve per taksat e biznesit Xhixho premtoi se mbeshtetja ndaj biznesit dhe ulja e taksave do te jete prioritet i saj kur te vije ne krye te minibashkise nr.5.

Lidhur me infrastrukturen ajo theksoi se rregullimi i infrastruktures qe duket si dicka e vogel por qe eshte shume e rendesishme per banoret do te modernizohet fale investimeve qe jane parashikuar.

Ndersa te rinjve te zones ajo u premtoi se Ne kemi nje projekt te rendesishem ne programin tone elektoral qe eshte mbeshtetjes financiare te bizneseve te vogla nepermjet kredive te buta ne menyre qe te hapim sa me shume vende pune. Kjo politike ka rezultuar e suksesshme ne te gjitha qytetet evropiane ku eshte perdorur dhe te jene te sigurt se do te jape efektin e saj edhe ketu ne Tirane.

Xhixho shtoi se LSI ka plan per hapjen e 2 mije bizneseve te vogla ne Tirane.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeXhixho Edi Rama lufton si Don Kishot me flamujt e LSIRikthehen incidentet elektorale Policia Bashkiake heq flamujt e LSIBasha ne Laprake Rama e ka kthyer Tiranen ne getoBasha nis takimet Zgjidhje varferise duke ruajtur pasurine shpirteroreXhixho Tavani elektoral shpikja e fundit e Rames LidhjeErisa Xhixho mbeshtetje biznesit njesia bashkiake nr.5 takim me banoret ulje e taksave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›