Nishani në Zagreb, në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në BE
Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë në Zagreb për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti Nishani do të zhvillojë edhe një takim me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.
Në Kroaci ndodhet edhe kryesocialisti Edi Rama, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi is dhe krerë të shteteve dhe qeverive të Europës.
Të hënën Kroacia bëhet zyrtarisht anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian.