E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, në takimin e kryetarëve të procesit të Brdo-s

Me ftesë të Presidentit Slloven, Pahor dhe Presidentit kroat, Josipovic, Presidenti Bujar Nishani niset sot për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-s.

Në këtë takim marrin pjesë Kryetarët e Shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe për herë të parë, Presidenti i Francës, François Hollande.

Procesi i Brdo-s është një inicitiavë e dy ish-kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë që daton në vitin 2010 dhe ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, në kuadër të fqinjësisë së mirë, stabilitetit si dhe proceseve integruese në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Risia e këtij takimi është përfshirja më direkte e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe synimi për të lobuar në mbështetje të anëtarësimit të vendeve te Rajonit në Bashkimin Evropian bazuar në meritën e gjithsecilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›