Nishani pjesmarres ne hapjen e Vitit ligjor ne Angli

Me ftese te Sekretarit te Shtetit per Drejtesine Lord Chancellor Kenneth Clarke Ministri i Drejtesise z.Bujar Nishani mori pjese ne hapjen e Vitit ligjor ne Angli dhe Wales ceremoni ne te cilen moren pjese gjyqtare te larte te vendit si dhe te BE-se ku ishin te ftuar Ministrat e Drejtesise.
Ne kete vizite Ministri Nishani u prit ne nje takim te vecante nga Ministri i Shtetit per Drejtesine Lord McNally me te cilin u diskutua bashkepunimi dy palesh kryesisht ne fushen e ekstradimeve te leterporosive te sistemit penitenciar dhe sherbimit te proves.
Lord McNally vleresoi arritjet e Shqiperise dhe konsolidimin e Shtetit te se Drejtes si dhe shprehu vleresimin per procesin e integrimit e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Dy ministrat konfirmuan gadishmerine e thellimit te metejshem te bashkepunimit ne fushen e drejtesise.