Durres goditet rrjeti i falsifikuesve

Policia e qarkut te Durresit ka arrestuar mengjesin e sotem anetaret e nje organizate kriminale qe merrej me falsifikimin e parave.
Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale sipas te cilave operacioni i koduar me emrin Vollga coi gjithashtu ne sekuestrimin e 2 mije eurove te falsifikuara te gjitha ne prerje 20-she.
Sipas burimeve personat e arrestuar jane shtetasit Romeo Cuka dhe Rigels Maksuti te cileve gjate kontrolleve u eshte gjetur edhe nje pistolete.
Burimet saktesojne se nje tjeter person shtetasi E. Greca qe konsiderohet si kreu i grupit eshte shpallur ne kerkim. Ato shtojne me tej se cilesia e parave te falsifikuara ishte e larte.