E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani pret Avokatin e Popullit

Aksesi i qytetarëve në drejtësi dhe eleminimi i vonesave në praktikat gjyqësore ishin në fokus të takimit që presidenti i republikës Bujar Nishani pati me avokatin e popullit, Igli Totozani.

Presidenti Nishani i kërkoi avokatit të popullit të jetë aktiv në trajtimin e rasteve shqetësuese që prekin funksionimin e gjyqësorit duke shprehur mbështetjen e tij në pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për adresimin e këtyre problematikave.

Nga ana e tij zoti Totozani u ndal në dy probleme të rëndësishme si ai i mos-zbatimit të vendimeve të gjykatave dhe trajtimin me prioritet të grupeve vulnerabël të shoqërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›