E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani pret Jahjagen

Presidenti Bujar Nishani u takua me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve të Rajonit.

Zoti Nishani u shpreh se realiteti në Kosovë ka bindur edhe më skeptikët se pavarësia  ishte zgjidhje e drejtë dhe pa alternativë.  Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë një synim të përbashkët, integrimin europian dhe në këtë rrugë kanë nevojë për njëri-tjetrën. Presidentja Jahjaga e vlerësoi takimin e presidentëve të rajonit si shumë të rëndësishëm në shërbim të bashkëpunimit dhe axhendës europiane të vendeve tona dhe të rajonit në tërësi, sepse i shërben intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar, e po ashtu realizimit të axhendës së përbashkët europiane. Një vlerësim të veçantë, Presidentja Jahjaga shprehu për mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, shtimin e njohjeve dhe ndihmesën në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›