Takimi me Kukan dhe Pitelen

Në vizitën e parë zyrtare në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvilluan disa takime. Fillimisht në njësinë që mbulon Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Europian, e më pas në Parlamentin Europian, ku ministri Bushati u takua me Kreun e Delegacionit për Ballkanin Eduard Kukan, e më pas dy ministrat takuan dhe zëvendës Presidentin e PE, Gianni Pitella.
“Pas zgjedhjeve që u mbajtën në një mënyrë të respektueshme dhe kalimi i pushtetit politikisht u bë në mënyrë qytetare. Është e nevojshme që ky dialog të mbahet mes aktorëve kryesorë politike edhe në të ardhmen. E di që parlamenti ka dëshirë t’u tregojë shqiptarëve se ne jemi të lumtur kur Shqipëria punon mirë për të ardhmen, e në këtë kuadër dua të them se Shqipëria mund të presë realisht statusin kandidat në dhjetor nga Këshilli Europian”, deklaroi IntegrimiFule “harron” ShqipërinëMeta: Të votojmë tre ligjetBE: Zgjedhjet test thelbësor Eduard Kukan, kryetar delegacioni për Ballkanin në PE. “Pikëpamjet lidhen me zhvillimet e fundit në Shqipëri duke filluar nga procesi zgjedhor, tranzitimi i pushtetit, betimi i qeverisë së re, programi ynë për reformat dhe për disa nga prioritetet ende të papërmbushura nga ana e Shqipërisë, bashkëpunimi me opozitën në funksion të përjetësimit të procesit të kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe gjithashtu u fokusuam tek politika jonë e jashtme në rajon e projektet e bashkëpunimit rajonal si aseti i Shqipërisë në këtë proces”, tha Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm. “Folëm se si t’i ndihmojmë Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE. Prekëm dhe temën e bashkëpunimit ekonomik dhe social mes rajoneve të Shqipërisë dhe rajonit të Mezzogiorno-s në Itali si dhe mbi përgatitjet për vizitën time në Tiranë gjatë muajit tetor”, u shpreh Gianni Pittella, zv.President i PE-së. Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha shoqërojnë Kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij të parë zyrtare dy-ditore në Bruksel. / Top Channel