E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani pret Rexhepin Forcim i rendit dhe sigurise

Në kohën kur e gjithë vemendja është e përqendruar në konfliktin më të fundit të ndodhur në veri të Kosovës, ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi eshte takuar me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani.

Ne qender te takimit mes dy perfaqesuesve te larte ishte forcimi i rendit sigurise dhe lufta ndaj krimit ne dy vendet.

Ne takim u theksua se grupet kriminale dhe trafikantet nuk njohin kufij dhe aktiviteti i tyre sa vjen e sofistikohet, ndaj bashkepunimi mes strukturave te drejtesise se dy vendeve mbetet nje element primar ne luften ndaj krimit te organizuar.

Duke vleresuar nderhyrjen profesionale te forcave policore te Kosoves ne ngjarjet e diteve te fundit ne dy pikat kufitare veriore te Kosoves, ministri Nishani theksoi se rendi, siguria dhe sundimi i ligjit jane ne vetevete garanci e demokracise dhe e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›