E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU përshëndet marrëveshjen mes KFOR-it dhe Kosovës për veriun

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkrah marrëveshjen e arritur ndërmjet forcave të KFOR-it dhe qeverisë së Kosovës për pikat doganore në veri të vendit.
 

Në një deklaratë për shtyp Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson se kjo marrëveshje përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.
 

Njëkohësisht, PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan dhe që nuk i shërben të ardhmes evropiane të rajonit.
 

“Çështja e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës por i takon mbarë kombit shqiptar. Si pasojë, çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar”, thuhet në deklaratë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›