E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani prezanton sot Llallën para trupës së prokurorëve

Gazeta Shqip

Takimi

Prioritetet e punës për pesë vitet e ardhshme si kryeprokuror 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të prezantojë sot zyrtarisht kryeprokurorin e ri, para të gjithë prokurorëve të Republikës. Takimi fillon në orën 11:00 dhe Nishani do të flasë para përfaqësuesve të akuzës dhe do të kërkojë nga zoti Llalla përkushtim në detyrë për luftën ndaj korrupsionit. Nga ana e tij, kryeprokurori i ri, që pason në detyrë Ina Ramën, do të parashtrojë para vartësve prioritet e punës për pesë vitet e ardhshme, ndërsa theksin do ta ketë te lufta ndaj korrupsionit, si dhe trafiqeve të paligjshme, ku do të fuqizohet Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se Llalla do të kërkojë nga prokurorët përkushtim në detyrë dhe do të paralajmërojë cilindo që kryen shkelje të ligjit se do të përjashtohet nga sistemi. Burime nga akuza qendrore pohojnë se masat ndaj prokurorëve që mund të gjenden me shkelje janë të rënda, të cilat mund të shkojnë deri në përjashtim nga detyra. Përpos prioriteteve të reja, trupa e prokurorëve duket se kërkon drejtuesit e rinj të prokurorive të rrethit dhe drejtuesit në akuzën qendrore, pasi vetë zoti Llalla ka parashikuar se do të ketë reformë të thellë.

Nishani prezanton sot Llallën para trupës së prokurorëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›