Qindra biznese të vogla në Tiranë, të bllokuara në bankë nga Lulëzim Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka urdhëruar drejtoreshën e taksave, Andia Pustina të bllokojë në bankë llogaritë e qindra bizneseve të vogla në Tiranë, të cilat janë në rregull me detyrimet tatimore, por që drejtoresha Pustina u ka rillogaritur taksat si biznese të mëdha pa i njoftuar.
Sot dhe gjatë fundjavës në sportelet e taksa- tatimeve në Tiranë kanë vërshuar biznese të vogla, të cilat kërkojnë sqarime për bllokimin e llogarive bankare. Shkresat e zonjës Pustina kanë bllokuar qindra biznese me arsyetimin se sipas idesë që ka Bashkia këto duhet të jenë biznese të mëdha e jo të vogla dhe sipas kësaj logjike ajo pa i njoftuar u ka dërguar një vlerësim të ri detyrimi, për të cilin u ka bllokuar llogaritë.
Një biznes i vogël në Tiranë paguan për Lulëzim Bashën afërsisht 1200 dollarë taksa në vit, një shumë kjo më e madhe sa paguante në kohën që bashkinë e drejtonte Rama. Por kjo duket se nuk i mjafton Bashës dhe kriza e fundvitit e ka detyruar të lëshojë drejtoreshën Pustina për të vënë gjoba në biznese kryesisht kundërshtare të zotit Basha.
