Nishani pritet të emërohet ministër i Brendshëm
TIRANE- Bujar Nishani, aktualisht kreu i Ministrise se Drejtesise pritet te zevendesoje postin e lene bosh nga Lulzim Basha, ne krye te Ministise se Brendshme. Lajmi eshte ende jo zyrtar, por burime nga maxhoranca bejne me dije se kryeministri Berisha ka percaktuar Bujar Nishanin dhe emrin e tij pritet t’ia dergoje kreut te shtetit, Bamir Topi per dekretim.
Nese kjo ndodh, Nishani i rikthehet edhe njehere postit te mbajtur dikur. Ai ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.
Domosdoshmeria per ndryshime ne kabinetin Berisha erdhi pas largimit te ministrave per fushaten elektorale, ku Basha garon ne emer te koalicionit “Aleanca per qytetarin”, per Tirane perballe kreut aktual te bashkise, njeheresh kreut te PS-se, Edi Rama.
Nuk thuhet asgje se kush do te zevendesoje Nishanin ne vendin qe do te lere dhe nuk ka ende emra te perfolur per zevendesimin e ministrit tjeter, garues per bashkine e Durresit, Ferdinand Xhaferraj, deri dje ne krye te Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve.
Opozita ka leshuar akuza te shumta, per vonesat ne zevendesimin e ministrave per postet e mbetura bosh.