E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, sot në Asamblenë e KiE në Strasburg

Presidenti Bujar Nishani

Presidenti i vendit, Bujar Nishani u nis sot për në Strasburg, per te marre pjese ne Sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjate vizites atje, Nishani do te takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean-Claude Mignon, në përfundim të së cilit dy personalitetet e larta do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, si dhe takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjo Jagland.
Axhenda parashikon edhe mbajtjen e nje fjale pershëndetëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe pergjigje per pyetjet e të pranishmëve në këtë Sesion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, kreu i shtetit pritet të ketë dhe një takim dhe me punonjësit shqiptarë të Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›