Incidenti me flamurin, Avramopulos kërkon ndjesë

Foto e marre nga konferenca per shtyp e dites se sotme
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos i ka kërkuar zyrtarisht ndjesë publike Shqipërisë për incidentin me flamurin shqiptar.
Mesohet se ministri Avramopulos i ka telefonuar homologut të tij shqiptar duke i kërkuar personalisht ndjesë duke theksuar se ky incident nuk do të cënojë marrëdhëniet dy palëshe.
Ai e ka siguruar ministrin Panariti se vizita e tij në Greqi ka pasur një ndikim shumë të madh dhe pozitiv ndërsa ka kërkuar që biseda telefonike të bëhet zyrtare dhe të jetë ndjesë publike.
Flamuri shqiptar ishte me kokë poshtë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp me dy ministrave të Jashtëm, atij shqiptar Edmond Panariti dhe atij grek Dimitris Avramopulos.