E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani takim me homologun kuvajtian

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani priti zëvendëskryeministrin, dhe njëkohësisht ministrin e Drejtësisë të Kuvajtit, zotin Rashid Al Hamad, i cili në këtë vizitë shoqërohej nga kryetari i Gjykatës së Apelit, deputetë të Parlamentit, gjyqtarë dhe juristë. Ministri Nishani gjatë takimit vecoi ligjin për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja për cështjet penale, i cili është miratuar pak muaj më parë nga Parlamenti shqiptar, me anë të të cilit rregullohet dhe nxitet më tej bashkëpunimi juridik me vendet e ndryshme të botës.

Nishani njohu homologun e tij me disa amendime të bëra në ligjin për investimet e huaja për ti dhënë lehtësi biznesit që ai të ketë më shumë garanci kur të investojë në vendin tonë. Qëllimi i vetëm është të nxisim bizneset të investojnë kapitalin e tyre në Shqipëri, sepse këtu do të gjejnë ambient miqësor, rend të qartë dhe të konsoliduar, u shpreh ai. Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë së shtetit të Kuvajtit, Al Hamad, pasi shprehu admirimin e tij për bukurinë e Shqipërisë i deklaroi ministrit gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit nëpërmjet trajnimeve të përbashkta si dhe shprehu dëshirën për të nxitur me tej investimet kuvajtiane në një vend me legjislacion të konsoliduar dhe rend të sigurt si Shqipëria.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e martë , 23 mars 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›