Opozita kundër propozimit për hetimin e zgjedhjeve nga prokuroria
Opozita hedh poshte oferten e kryeministrit Berisha per hapjen e kutive nga 100 prokurore. Deputeti socialist Ditmir Bushati tha se komisioni hetimor mjafton per te hetuar plotesisht zgjedhjet, perfshire dhe hapjen e kutive.
“Nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorance që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvenesit. Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë” tha Bushati.
Duke iu referuar deklarates se nje dite me pare te ambasadorit te OSBE-se Robert Bosh, Bushati tha se tashme komisionin hetimor te mazhorances nuk e njohin me as nderkombetaret.
“Ajo që përjetuam në Kuvend të premten ishte prova më e qartë se Sali Berisha nuk e do dialogun e konsensusin, duke dëshmuar nivelin mjeran të kulturës demokratike të kësaj mazhorance. Këtë të vërtetë të hidhur nuk e thotë tanimë vetëm Partia Socialiste, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Dje këta partnerë thanë shkoqur se komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca është një hap i padobishëm që e thellon me tej krizën dhe nuk e zgjidhi atë” tha Bushati.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e martë , 23 mars 2010 ) < I mëparshmi