Nishani takim me partite per kryeprokurorin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë më 20 nëntor një takim konsultues me partitë parlamentare.
Sipas informacioneve që vijnë nga Presidenca, kreu i shtetit do të konsultohet me partitë për çështjen e kryeprokurorit.
“Të evidentojmë vlerat më të mira për kandidatin e ardhshëm për kryeprokuror”, u ka shkruar Nishani partive parlamentare në ftesën e tij.
Zyra e zotit Nishani saktëson më tej se, takimet e presidentit me partitë për çështjen e prokurorit të përgjithshëm do të mbahen në Presidencë.
Presidenti Nishani pritet të nxjerrë së shpejti një dekret që emëron prokurorin e përgjithshëm. Burime zyrtare bënë të ditur muajin e kaluar për Top Channel se Nishani kishte krijuar bindjen se mandati i kryeprokurores Ina Rama nuk mund të zgjatet përtej 22 nëntorit, data kur 5 vjet më parë ajo u votua nga Parlamenti për të drejtuar Prokurorinë e Republikës.
Debatet për mandatin e prokurorit të përgjithshëm lidhen me faktin se Ina Rama u emërua në këtë detyrë disa muaj përpara ndryshimeve kushtetuese, ku me konsnesus demokratet dhe socialistët përcaktuan një mandat 5-vjeçar për kreun e organit qendror të akuzës.
Deri në kohën e emërimit të Ina Ramës, kryeprokurori kishte mandat të pakufizuar dhe mund të largohej ose me dorëheqje, ose me firmën e presidentit, pas një komisioni hetimor parlamentar.
Deri tani, as Partia Demokratike, as Partia Socialiste nuk kanë deklaruar ndonjë pozicion zyrtar mbi debatin se kur i mbaron mandati prokurores së përgjithshme, Ina Rama.
I pyetur për këtë çështje, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar vetëm se: “ka besim tek presidenti Nishani që me emërimin e prokurorit të ri të përgjithshëm do të respektojë Kushtetutën”.