E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Zullumi i MM s`ka të mbaruar, ekspozeja do vazhdojë

Kreu i selisë rozë, Edi Rama, ka reaguar ndaj akuzave të Ministrisë së Mbrojtjes ndaj PS, e në mënyrë të vecantë ndaj deputetit të PS-së, Erjon Brace. Në rrjetin social Twitter Rama deklaron se Ministri i Mbrojtjes vetem hakerrehet ndaj Erjon Braces, i cili sipas tij po ben perdite ekspozene e atij kalbezimi, por s`jep dot asnje prove te kundert.
 

“Ndiqni shpalosjen e kalbezimit rreqethes te Ministrise se Mbrojtjes permes fakteve e shifrave te korrupsionit qe po ekspozojme publikisht. Ministri i Mbrojtjes vetem hakerrehet ndaj Erjon Braces qe po ben perdite ekspozene e atij kalbezimi,por s`jep dot asnje prove te kundert!” shkruan Rama.
 

Kreu i PS-së shprehet i bindur se "xhevahiret" e zullumit te asaj Ministrie s`kane te mbaruar, ndërsa garanton se ekspozeja do te vazhdoje, packa hakerrimeve te deshperuara te Ministrit.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes në daljen e sotme për media lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për shitjen e armëve deklaroi se PS-ja kërkon të nxijë imazhin e forcave të armatosura.
 

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes theksoi dhe njëherë se publikimi i dokumentave sekrete nga Partia Socialiste është vepër kriminale dhe për ketë Ministri do t`i drejtohet organeve të drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›