Nisin bisedimet CEZ-Ministri e Ekonomise

Nisin negociatat mes CEZ Shpërndarje dhe ministrisë Ekonomisë, në prezencë të operatorvve të tjerë energjetikë. Pas fillimin të procedurave për heqjen e licencës së kompansië çeke , kjo është periudha kur shoqërisë I jepet mundësia të përmirësojë performancën. Burime konfidenciale nga tryeza e negocimit bëjnë me dije se bisedimet duket se do të çojnë drejt divorcit përfundimtar të kompanisë nga qeveria shqiptare. Vetë kompania çeke, që zotëron shpërndarjen e energjisë në vendin tonë ka shprehur qartë se kërkon të largohet në kushtet kur nuk është në gjendje të mirë financiare. CEZ ka kërkuar të heqë dorë nga zotërimi I sistemit të shpërndarjes në Shqipëri, por duke pretenduar kthimin e garancisë financiare dhe kthimin në vlerë financiare të investimeve që janë kryer deri tani.
Të njëjta burime bëjnë me dije se Entit Rregullator I Energjisë, që është institucioni I cili propozoi heqjen e licencës si dhe ministria e Ekonomisë janë pajisur me studio ligjore përkatëse për ndjekjen e procesit. ERE do të përfaqësohet nga konsulenti amerikan, I cili tashmë ka përvojë në vendin tonë PAttom Bogs.
Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16, kur ERE nisi procedurën për heqjen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve.
Aktualisht importi i energjisë, që arrin në rreth 9 mln këh po sigurohet nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për konsumatorët. Konsumi aktual i energjisë është rritur, për shkak të uljeve të temperaturave, duke shkuar në 21 mln kë/ h. Pjesa tjetër e energjisë, krahas importit prodhohet nga hidrocentralet vendase, komani dhe Vau I Dejës. Hidorecentrali i Fierzës është i stakuar, me qëllim grumbullimin e rezervave ujore për dimrin.
CEZ Shpërndarje që në muajin gusht ka bërë kërkesë për rinovimin e licencës së shpërndarjes me pakicë, që është licenca e dytë që ajo zotëron pas asaj kryesores. Enti Rregullator po e mban pezull rinovimin e kësaj licence, duke qenë se procedurat për heqjen e licencës kanë nisur tashmë dhe pritet të përfundojnë në mes të janarit.