E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama fton neser ne tryeze Berishen dhe drejtuesit e partive parlamentare

Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë  thirrjesh televizive të kryeministrit - ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin” -kryesocialisti Edi Rama fton publikisht për takim qysh nesër kryetarin e Partisë Demokratike. 
Kryetari i opozitës propozon që takimi të zhvillohet nesër paradite në orën 10.00 në mjediset e Hotel Sheratonit, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare. Po ashtu, Edi Rama propozon që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit. Por kryetari i Partisë Socialiste mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›