Nisin hetime mbi Agimin e Arte

Policia e Vlorës ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen e 11 gushtit në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores së shtetasit Aristotel Guma, eksponentë të “Agimit të Artë” bënë thirrje për luftë për të çliruar Himarën.
Në një deklaratë për mediat, Policia e Vlorës njofton se nga ana e strukturave te Drejtorisë Policisë së këtij qarku janë kryer te gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grekë për veprën penale “thirrje për urrejtje nacionale”. Policia e Vlorës nuk saktëson se për sa persona bëhet fjalë, por thekson se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. / Top Channel