E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHQUP-i ccedileshtja trajtohet edhe nga BBC

Çështja e ndërtesës së Shtëpise së Oficerave që do të shndërrohet në selinë e Partisë Demokratike është trajtuar edhe BBC, që e cilëson këtë veprim si “aktin e fundit shpërblyes që partia në pushtet i bën vetvetes”.

Media prestigjoze britanike i referohet lajmeve të ditëve të fundit në Top Channel. Javën e kaluar - shkruan BBC - qeveria nënshkroi të drejtën mbi ndërtesën pranë Parlamentit në kryeqytetin Tiranë. Vendimi ndezi protestat e dhjetëra ish-ushtarakëve, të cilët protestuan përpara zyrës së kryeministrit për t’i kërkuar atij kthimin e saj në një qendër historike dhe monument kulture. BBC i referohet kronikës së Top Channel dhe deklaratës së kolonelit Mikado Shakohoxha, i cili tha se ndërtesa ka një domethënie kulturore për Forcat e Armatosura. Megjithatë veteranët nuk duhet të shqetësohen - shkruan BBC - pasi me sa duket ministrja e ardhshme e Mbrojtjes është zotuar se do t’ia rikthejë ndërtesën ushtrisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›