Nisin hetimet ndaj Behgjet Pacollit

Behgjet Pacolli / Foto arkiv
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë Seagas. Procedura është bazuar në raportet e gazetës Koha Ditore, të publikuara javën e shkuar.
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit. Megjithëse ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.
Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun, ka thënë Preteni. Publik do të bëhet vetëm vendimi final. / Koha.net