E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin ne Tirane xhirimet e filmit artistik Amaneti

Trafik i rënduar, bori që ulërasin, njerëz kureshtarë, në zemër të  Tiranës , këtu  po xhirohet një film. Pas Pogradec, tashmë sheshi i xhirimeve për filmin Amaneti është zhvendosur në kryeqytet. Regjisori, Namik Ajazi është në krye të punës për realizimin e filmit të parë artistik.
Për  Aktorin Alfred Trebicka shesh xhirimi është gjithnjë i dashur.
Ajazi duket entuziast për jetësimin e Ngjarjeve që zhvendosen në vitin 1982 “fill pas goditjes më të fundit në strukturat më të larta të udhëheqjes së kohës dhe organeve të Ministrisë së Brendshme”. Tashmë duket se vështirësitë për sjelljen e kohës , përmes objekteve, makinave dhe rekuizitës janë kapërcyer.
“Amaneti” rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ka përgatitur të të tjerëve. Roli i djalit i është besuar aktorit Amos Zaharisë Xhirimet më pas do të zhvendosen në Itali  ku do të ketë një kast italian  ku pritet edhe pjesëmarrja e aktorit, Remo Girone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›