Sanka Baushi sfidon moshen me pasion cel ekspoziten e pare

Pasioni sfidon kohën dhe moshën kështu shprehet autorja e ekspozitës “Momente” Sanka Baushi.
Ju desh të priste 40 vjet që të prezantonte për publikun punimet në pikturë. Kjo është një ditë e veçantë për ekonomisten që në fshehtësi në mënyrë autodidakte ka ushtruar pikturën për vite me radhë.
Baushi në prezantimin e saj të parë për publikun shqiptar përmes punimeve sjell teknikën e vajit,pastelit, dhe karbonit. Ndërsa në Itali ku edhe jeton është bërë pjesë e ekspozitave dhe konkurseve të ndryshme ku është vlerësuar nga kritika kryesisht për punimet me laps.