Nisin punen doganat pas greves 24-oreshe
Rifillon puna ne doganat greke 24 ore pas greves. Gjykata greke shpalli te paligjshme greven e punonjesve te doganave e cila parashikohej te zhvillohej pergjate 10 diteve. Pikat e kalimit kufitar me Greqine iu rikthyen normalitetit diten e djeshme. Nje vendim i Gjykates Kushtetuese te Greqise i detyroi punonjesit e doganave te shtetit fqinj te nderpresin greven e ti kthehen punes. Qe heret ne mengjes ne piken kufitare te Kapshtices dhe Kakavije ka filluar levizja e automjeteve. Hyrje-daljet ishin shume te pakta pasi qytetaret ishin njoftuar per greve 10-ditore. Nga burime jozyrtare prane pikave kufitare behet e ditur se greva e doganiereve greke mund te rinise diten e hene ndersa ne vendin tone per 24 ore ajo bllokoi levizjen e automjeteve dhe mallrave. Ne pikat e kalimit kufitar ashtu si edhe ne grevat e kaluara lejohej te kalonin vetem individet. Cmimi i naftes ne shtetin fqinj ka shenuar rritje pasi nevojitet kontrolli i doganave para transportimit nga rafinerite ne pikat e karburantit. Kjo gje e ka detyruar qeverine greke te nderhyje duke vendosur nje cmim tavan per te shmangur abuzimet. Pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes funksionojne normalisht qe prej ores 8 te mengjesit te djeshem. Policia kufitare ben te ditur se dogana funksionon normalisht si per levizjen e udhetareve ashtu dhe per mjetet. Dje ne mengjes situata ne piken doganore ka qene e qete dhe nuk ka shume levizje pasi qytetaret te njoftuar per nje greve pa afat kane shmangur levizjet deri ne marrjen e nje njoftimi te dyte.