E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisin punimet në autostradë, kufizohet lëvizja në Durrës-Tiranë

Ka nisur mëngjesin e  kësaj të mërkure rehabilitimi i autostradës Durrës-Tiranë.

Punimet po kryhen nga Ura e Dajlanit dhe do të vijojnë në drejtim të Tiranës. Për shkak të ndërhyrjes, njëra korsi do të jetë e bllokuar në një gjatësi prej afro 500 metrash.

Policia apeloi që qytetarët që do të udhëtojnë në drejtim të kryeqytetit të ulin shpejtësinë me qëllim evitimin e aksidenteve.

I gjithë procesi i ndërhyrjes në autostradë pritet të zgjasë 25 dite.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›