14 kërkesa për krizën, shoqatat: Janë shtuar kostot, por qeveria po rrit gjobat! pro amnistisë
Dhoma e Tregtisë së Industrisë dhe Shoqatat e Biznesit i kanë dërguar 14 kërkesa qeverisë për përballimin e krizës ekonomike. Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, kërkoi uljen e ngarkesës fiskale dhe miratimin e amnistisë fiskale, pas konsultimeve me grupet e biznesit.
Të gjitha shoqatat e biznesit në vend u shprehen se paketa fiskale është e pamjaftueshme për përballimin e krizës, me të cilën po përballet vendi. Ulja e ngarkesës fiskale, duhet të vlerësohet si masa kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve në tregun botëror, sipas tyre.
Shoqatat e bizneseve kërkojnë të pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH-s në doganë, për importin e lëndëve të para për industritë prodhuese.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ata kërkojnë edhe heqja e kufirit të TVSH-së për importin e makinerive që përdoren për investim.
/RTSH/