E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika dhe Seldi debatojnë

28/03/10 01:02

Domenika dhe Seldi debatojnë mes tyre fillimisht sepse kapen me fjalë, ndërsa bisedojnë për raportin mes tyre. Të dy mërziten dhe akuzojnë njeri-tjetrin se nuk kuptohen dhe ndërsa tonet e diskutimit rriten, Domi largohet. Seldi i kërkon që të vazhdojnë diskutimin, por ndërsa vazhdojnë zënkat, ai e ofendon Domenikën. Ajo mërzitet dhe të dy largohen në drejtime të ndryshme. Ata bashkohen sërish në dhomën e gjumit, ku janë edhe banorët e tjerë dhe ai i kërkon Oltës që të dalin e ndërsa del, nëpër dhëmbë shprehet keq për Domenikën dhe se raportin mes tyre, do ta shohin që këtej e tutje se si do ndryshojë. Ai sërish ofendon dhe Domenika ia kthen se këtë gjë duhej ta kishte thënë ajo më parë. Të tjerët i kërkojnë Seldit që të qetësohet pasi po flet më shumë sec duhet për shkak të verës që ka pirë. Domenika i kërkon Seldit që të mënjanohen nga të tjerët e të diskutojnë këtë cështje. Ata shkojnë në tualet dhe aty Domi e pyet se pse po sillet kështu, kaq gabim dhe i thotë se sa herë ai pi, bën këtë sjellje me të. Seldi fillon të flasë dhe i thotë me ironi se asaj iu desh preteksti i bicikletës, i provës, që të ndajë cigaret me Mirin. Domi ia kthen se me të gjithë e ka bërë këtë veprim, sikurse dhe ai, por Seldi insiston se këtë veprim nuk e ka bërë me dikë që e ka mohuar. Domenika shprehet se edhe ai i ka bërë këto veprime me personat që i ka nominuar apo është zënë dhe ajo nuk i ka thënë gjë ndonjëherë. Ajo tregon se ka qënë ai, Seldi, që nuk i ka ndenjur afër gjatë kryerjes së provës me Mirin, ashtu sic i ka ndenjur ajo më parë atij. Seldi ia kthen se ajo duhet ta harrojë që ai ti rrijë më afër asaj. Seldi kërkon të largohet por ajo i thotë se nuk ka mbaruar me tu sqaruar me të. seldi i thotë se nuk do që të sqarohet me të se cfarë donte të dinte, tani e di e ndërsa i thotë këto, vjen Olta që i thotë me ton urdhërues të flasë me Domenikën, mundësisht brenda në tualet ku të mos i dëgjojë më njeri. Të dy futen në tualet, ku Domenika fillon të qajë if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›