Nisin së shpejti bisedimet zyrtare tregtare mes SHBA dhe Tajvanit

SHBA do të nisë negociatat formale tregtare e Tajvanin. Raundi i parë i bisedimeve pritet të nisë në fillim të vjeshtës. Sipas BBC, lajmi është njoftuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA.
“Ne planifikojmë të ndjekim një plan ambicioz… që do të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie më të drejtë, më të begatë dhe më elastike të shekullit të 21-të,” tha Zv. përfaqësuesja e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara Sarah Bianchi.
Këto negociata vijnë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelos në Tajvan. Vizita e saj nxiti reagime të forta nga Kina e cila e shihte si një provokim.
Iniciativa SHBA-Tajvan për Tregtinë e Shekullit 21 u zbulua për herë të parë në qershor, me të dyja palët tani duke thënë se kishin “arritur konsensus mbi mandatin e negociatave”. Tregtia midis SHBA-së dhe Tajvanit ishte me vlerë rreth 106 miliardë dollarë (88 miliardë £) në 2020.
Njoftimi vjen pasi Kina nisi stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit pas vizitës së Pelos në fillim të gushtit. Pekini e sheh ishullin vetëqeverisës si territorin e tij renegat që duhet të bashkohet me kontinentin. Megjithatë, Tajvani është një ishull i vetëqeverisur që e sheh veten të dallueshëm nga kontinenti.
/rtsh.al/