E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këshilltari i Zelenskyt paralajmëron sulme ndaj forcave ruse: Do krijojmë kaos brenda tyre

Këshilltari kryesor i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak ka paralajmëruar sulme në muajt e ardhshëm ndaj forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Rusia tha se zjarri që ra më 16 gusht, kishte shkaktuar shpërthime në një depo municionesh në distriktin Dzhankoi të Krimesë. Sipas The Guardian, Podolyak deklaroi se strategjia e Ukrainës është shkatërrimi i logjistikës dhe linjave të furnizimit me armë e municione duke krijuar kështu kaos brenda forcave ruse.

“Strategjia jonë është të shkatërrojmë logjistikën, linjat e furnizimit dhe depot e municioneve dhe objekte të tjera të infrastrukturës ushtarake. Po krijon një kaos brenda forcave të tyre. Kështu që Rusia i ka mësuar të gjithëve se një kundërsulm kërkon sasi të mëdha të fuqisë punëtore si një grusht gjigant dhe thjesht të shkojë në një drejtim por “një kundërofensivë ukrainase duket shumë ndryshe. Ne nuk përdorim taktikat e viteve 60-70, të shekullit të kaluar”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›