E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin sot protestat e socialistëve në rrethe, i pari në listë është Berati

Berat, 16 tetor, NOA Dita e sotme përkon me nisjen e turit të protestave të socialistëve nëpër rrethet e vendit, ku i pari do të jetë Berati që do të hapë siparin e tyre.

Pikërisht sot, në këtë qytet do të zhvillohet në orën 16.00 protesta e parashikuar në emër të së ashtuquajturës transparenca e zgjedhjeve dhe kundër masakrës zgjedhore të 28 qershorit, duke ngritur zërin për hapjen e kutive të votimit.

Kjo protestë do të zhvillohet pas asaj që u zhvillua në Tiranë të shtunën e kaluar dhe ku morën pjesë socialistë dhe opozitarë nga e gjithë Shqipëria.

Nga ana e tij, dje kreu i Partisë Socialiste për Beratin u ka drejtuar qytetarëve të tij një  apel për protestën e sotme, duke i ftuar të jenë pjesë e saj.

Merrni pjesë masivisht në protestë, mësohet tu jetë drejtuar bashkëqytetarëve të tij, Selman Hodaj, duke u përmendur atyre më pas edhe sloganin e protestës Eshtë vjedhur vota juaj.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›