E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, telegrame urimi nga homologu i Tajlandës dhe i Vietnamit

Tiranë, 16 tetor, NOA Kryeministri Berisha ka marrë dy telegrame urimi nga homologët e tij të Lindjes së Largët, ai i Tajlandës dhe i Vietnamit, për rizgjedhjen e tij në këtë post.

Nga ana e tij, kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, i ka shkruar se në emër të qeverisë dhe të popullit të Mbretërisë së Tajlandës, ka nderin ti shprehë përgëzimet e tij të sinqerta dhe urimet më të mira për rizgjedhjen si kryeministër i Shqipërisë.

Unë jam i bindur se nën udhëheqjen dhe drejtimin tuaj me vlerë, marrëdhëniet e përzemërta mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen dhe prosperojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, për të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë, thuhet më tej në këtë mesazh.

Por të njëjtat fjalë ka shkruar edhe kryeministri i Vietnamit Nguyen Tan Dung.

Unë thellësisht besoj që bashkëpunimi tradicional miqësor midis dy vendeve tona do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në frymën e interesit të përbashkët të popullit të Vietnamit dhe  të Shqipërisë për paqen, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon dhe në botë, shkruan ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›