E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin “të Martat e Shna Ndout” në Laç

LAÇ, 17 mars /ATSH/ Sot nisën “të Martat e Shna Ndout”, një periudhë e rëndësishme devocioni për besimtarët, që kulmon me festimet në nder të Shën Ndout të Padovës.

Besimtarë të shumtë pritet të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç gjatë këtyre të martave, duke u lutur dhe kërkuar ndërmjetësimin e shenjtorit, i njohur si ndihmëtar i të varfërve dhe i atyre në nevojë.

Sipas traditës, lutjet dhe pjesëmarrja në këto të marta konsiderohen si një moment i veçantë reflektimi shpirtëror, besimi dhe shprese për familjet shqiptare.

“O Shna Ndou i shenjtë, miku i Zotit dhe ndihmësi i të varfërve, ti që me besim të madh predikove Fjalën e Hyjit, ndërmjetëso për ne pranë Zotit ton녔, është një nga lutjet që besimtarët drejtojnë gjatë kësaj periudhe.

Kjo traditë e hershme vijon të mbledhë çdo vit mijëra pelegrinë në Laç, duke e kthyer këtë vend në një nga qendrat më të rëndësishme të besimit në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›