E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisja e sezonit turistik forcon monedhën vendase

Me nisjen e sezonit veror kur në vend vijnë emigrantë pranë familjeve të tyre, si dhe turistë nga Kosova, Maqedonia e vende të tjera për të kaluar pushimet, leku ka tendencë forcimi ndaj valutave të huaja. 

TIRANË- Gjatë këtij muaji, monedha vendase ka fituar terren kundrejt monedhave të kryesore të huaja duke patur si tendencë forcimin ndaj tyre në tregun e këmbimit valutor.

Gjatë ditëve të para të kësaj jave një dollar është blerë me 93-94 lekë dhe është shitur me 93,5-94,5 lekë, ndërsa një euro është blerë me 129-129,5 lekë dhe është shitur me 129,5-130 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, leku ka paraqitur qëndrueshmëri edhe ndaj valutave të tjera, një situatë favorizuese kjo e ardhur nga efektet e sezonit veror, që si zakonisht ndikon në forcimin e monedhës shqiptare.

Me nisjen e sezonit veror kur në vend vijnë me mijëra emigrantë pranë familjeve të tyre, si dhe turistë nga Kosova, Maqedonia e vende të tjera për të kaluar pushimet, leku ka tendencë forcimi ndaj valutave të huaja.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›