Fushata, Berisha në Lushnje: Mbështetje për fermerët
Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve dhe kur ndodhet në xhiron e fundit elektorale kreu i PD Berisha ka bërë thirrje për bashkim në qytetin e Lushnjes e për të votuar numrin 10. Në Lushnje Berisha premtoi mbështetje me financime për fermerët.
LUSHNJE- Në xhiron e fundit elektorale në qytetin e Lushnjes, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë edhe një herë thirrje banorëve të këtij qarku të japin votën e tyre për Partinë Demokratike. 5 ditë para zgjedhjeve Sali Berisha drejtori një thirrje për bashkim pa dallim bindjesh politike, për ta bërë sic tha ai së bashku realitet ëndrrën europiane. Ju tha Berisha me votën tuaj votoni për Lushnjën turistike për mirëqenien, apo dhe lëvizjen e lirë.
“Ju bëj thirrje më 28 qershor të bashkohemi pa dallim nga bindjet politike. Ju bëj thirrje socialistëve të Lushnjës e mbarë Shqipërisë, të gjithë qytetarëve shqiptarë, për të cilët ëndrra europiane është projekti më i bukur. Të bashkoheni me ne, se ne jemi ata që bashkërisht me ju do ta bëjmë këtë ëndërr realitet, bashkohuni me ne, se me votën tuaj ju votoni për Lushnjën europiane”- u shpreh Berisha.
Në katër vitet që vijnë tha kreu demokrat qytetarët e Lushnjës, dhe mbarë Shqipërisë do të kenë punësim në nivelin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa garantoi fermerët e Myzeqesë se qeveria e tij në mandatin e dytë 4 vjecar do të financojë çdo projekt të tyre për nxitjen, përpunimin dhe marketingun e prodhimeve të tyre.
“Ne garantojmë fermerët e mrekullueshëm të Lushnjës e mbarë Myzeqesë se së pari, do të financojmë çdo projekt të tyre për nxitjen, përpunimin dhe marketingun e prodhimeve të tyre, do të financojmë çdo rrënjë ulliri që do të mbillet në territorin e Lushnjës, do të subvencionojmë akcizën e naftës dhe inputet për çdo sipërfaqe të mbjellë”-theksoi Berisha.
Berisha bëri një analizë të katër viteve që lanë pas, duke garantuar rritjen me 10 herë të investimeve në këtë zonë krahasuar me mandatin e parë.
“Qytetarë e qytetarë të Lushnjës, votoni më 28 qershor 10-ën. Ju ftoj të gjithëve në Tiranë, të festojmë së bashku fitoren e madhe, fitoren e Lushnjës evropiane, Tiranës evropiane, Shqipërisë europiane”-tha Berisha.
(a.r/news24/balkanweb)