E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisma “Ballkani i Hapur“ mbështetet nga bizneset serbe

Nisma “Ballkani i Hapur“ ka gjetur mbështetjen e biznesve serbe. Të ndodhur në Tiranë si pjesë e Panairit Ndërkombëtar 2021, disa sipërmarrës nga Serbia, thanë për RTSH se projekti është një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes vendeve. 

“Definitivisht është një projekt shumë i mirë sepse ka ardhur koha që vendet tona të cilat janë afër me njëra tjetrën të forcojnë lidhjet dhe mendoj se kjo është rruga e duhur për ta bërë. Për biznesin tonë në veccanti, mendojmë që Shqipëria është një treg i shkëlqyer.“tha Menaxhere shitjesh Jelena Kalinic

“Ne jemi afër, jemi në një rajon dhe mendoj që është një mundësi e mirë për të ndihmuar bizneset tona. Këto projekte ndihmojnë në bashkëpunimin dhe fuqizimin e bizneseve nga vende të ndryshme të Ballkanit. “tha  Menaxher eksportesh Dusan Janicijevic

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”parashikon lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›