Nisma “Studio në Shqipëri”, Manastirliu: Me transformimin e UBT, programe dhe degë të reja për të rinjtë

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Universiteti Bujqësor i Tiranës me ofertën e tij akademike, ofron mundësi të shumta për të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky universitet ofron programe të reja, programe në gjuhë të huaj, diploma dyfishe dhe shumë programe e degë që kanë një treg pune të sigurt.
“Me transformimin e UBT, sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës, hapet një perspektivë e re për të rinjtë që do të zgjedhin të studiojnë në programet e larmishme që ofron ky universitet”, theksoi Manastriliu.
Nga data 30 korrik-4 gusht maturantët mund të aplikojnë online në U-Albania për përzgjedhjen e programeve të studimit.
Në një një video të publikuar nga ministrja Manastirliu, maturantët njihen me ofertën akademike të Universitetit Bujqësor.
Fakulteti i Mjekësisë Veterniare ofron një program të ri studimi”Studime specializuese afatgjatë në “Siguri Ushqimore dhe shëndet publik veterinari”.
Programe Bachelor në Gjuhë të Huaj në Fakultetin e shkencave Pyjore si :Inxhinieri pyjore/ Profili: Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura dhe Qeverisja e parqeve urbane dhe periurbane (Anglisht-Italisht)
Fakulteti i Biotekonologjisë dhe Ushqimit ofron Inxhinieri Agroushqimore , profili: Tekonologji Agroushqimore (shqip dhe anglisht).
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ofron Arkitekturë Peizazhi (shqip-anglisht)
Programe Master në gjuhë të huaj;
Fakulteti i Bujqësisë dhe mjedisit ofron: Teknologji e avancuar në horiklulturë (shqip-anglisht)
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit ofron Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital (shqip-anglisht)
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (shqip-anglisht)
Diplomat dyfishe
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit me Univeristetin “Tuscia” Itali ofron Bachelor në “Arkitekturë Peizazhi”.
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit me Universitetin “Tuscia” Itali ofron bachelor në Inxhinieri Agroushqimore “ me profil “Teknologji Agroushqimore”.
Fakulteti i Shkencave Pyjore me Universitetin “Tuscia” Itali ofron bachelor në Inxhinieri Pyjore, me profile “Menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe “Qeverisja e parqeve Urbane dhe Periurbane”.
Fakulteti i ekonomisë dhe Agrobiznesit me Universitetin “Tuscia” Itali ofron Master i shkencave “Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital”
Master i Shkencave “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Ekonomia Cirkulare)
/k.s/