Një balenë kalon shumë pranë sërfistes
Kaliforni, 6 nëntor NOA - Një filmim “dramatik” që po qarkullon në rrjet gjatë orëve të fundit është duke tërhequr vëmendjen e shumë personave.
Bëhet fjalë për një balenë e cila është shfaqur në breg dhe ka kaluar shumë pranë një sërfisteje duke u përplasur në ujë e duke hapur gojën e saj gjigante.
Kafsha, e gjatë pothuajse 20 metra, i është afruar gjirit të Santa Cruz në Kaliforni ku edhe pse lajmërimet e autoriteteve kanë qenë të shumta për të qëndruar larg asaj zone, kanë qenë të shumtë personat kureshtar për ti parë nga sa më afër.
r.b/NOA