E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Kongresi i PS terapi grupi


Me anë të një deklarate, demokratët e kanë quajtur kongresin socialist si premierën e nje reality show krejtësisht të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Terapi Grupi”.

Në deklaratë, thuhet se, lideri i opozitës është një i ftuar, i cili flet gjatë për të gjitha dështimet që e përndjekin, në praninë e delegatëve të tij të klonuar, duke shpresuar se artikulimi i dështimeve do ta ndihmojë t’i harrojë.

Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet gjithashtu se, duke patur shumë dështime për të cilat të flasë, Rama mund edhe të ketë vendosur një rekord të ri botëror, duke lënë mbrapa edhe vetë Fidel Castro apo Hugo Chavez.

“Natyrisht, në përfundim të çdo episodi të këtij reality show, realiteti, i cili është tejet i zymtë për të ftuarin, zëvendesohet nga elemente të kuptueshëm vetëm prej tij”, vlerëson deklarata.

“Sot, Edi Rama nuk përmendi të vetmin akt që ai mund të ndërmarrë për të ndihmuar shqiptarët, votimin e ligjeve me 3/5 të cilat ai i ka bllokuar. Këto ligje mbështeten plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe do të japin një ndihmesë të madhe në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe çdo aktiviteti tjetër që do përmirësonte jetën e qytetarëve”, nënvizohet në deklaratë.

Partia Demokratike beson se jo retorika boshe, por puna e palodhur përmirëson jetën e qytetarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, ndërtimit të rrugëve dhe shkollave, si dhe afrimit të vendit me Bashkimin Europian.

“Sot Edi Rama foli gjatë mbi axhendën e tij politike. Retorika nuk ka asnjë vlerë, rëndësi ka puna dhe përkushtimi të cilat Partia Demokratike i ka vendosur pa kursim në shërbim të gjithë shqiptarëve”, përfundon reagimi PD për kongresin socialist.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS “shkon majtas”
Skender Minxhozi - Edi Rama e shpalli programin e tij. Tashmë askush s’do ta akuzojë se bredh nëpër studiot televizive dhe podiumet e mitingjeve me dosje bosh në dorë dhe as se nuk ofron dot një alternativë. Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

 Edi Rama shpalos para kongresit platformen dhe programin e ri të Partisë Socialiste. Ai mbrojti propozimin për një sistem të ri taksash, dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, zgjidhjen e cështjes së pronave, zhvillimin e turizmit, arsimit dhe sektorëve të tjerë. Berisha në Unazën Verilindore
Kryeministri Sali Berisha ishte në malësinë lindore të vendit, një zonë e thellë që lidh rrethin e Librazhdit me rrethin e Peshkopisë. Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Refuzimin e kandidaturës së tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 75 vota kundër të maxhorancës, Sali Shehu  ish-deputet i demokratëve, e shpegon me dy arsye, që sipas tij lidhen ngushtësisht me kryeministrin Berisha. Arsyeja e parë sipas tij është personale. Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar buxhetin e vitit 2012, duke deklaruar se ai është më i madhi në historinë e vendit.

Lajmet kryesore

Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”

Pritet miratimi i programit dhe ndryshimet në statut
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
Rrisqet e buxhetit te ri
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›