Një adoleshent “sulmon’ Vjenën
Por tashmë emocionet, apo edhe vlerësimet e këtij takimi janë lënë pas, sepse shumë shpejt ka mbërritur takimi i radhës, i cili fal kundërshtarin që është përballë, merr vlera edhe shumë më të mëdha në të gjitha aspektet e saj. Të luash në “Ernst Happel”, me një kapacitet prtej 50 mijë vendesh është ëndërr për të gjithë dhe një gjë të tillë do ta provojë edhe 18 vjeçari shkodran Bekim Bala.
Është rasti më i mirë që Bala të shprehë talentin e tij, duke i shërbyer në mënyrën më të mirë skuadrës së tij Vllaznia. Është rasti më i mirë për të shpërthyer përpara asaj morie të madhe specialistësh dhe menaxherësh që do ta ndjekin ndeshjen në stadium, apo edhe përmes ekranit të televizorit.
“Gjatë të gjithë këtyre ditëve që kemi pasur në dispozicion për pragndeshjen Rapid-Vllaznia, tekniku Lika na ka vënë në dukje defektet e shfaqura në ndeshjen me irlandezët dhe përgjithësisht jemi përpjekur që të korigjohemi”, thotë vetë Bala.
“Do të jetë një ndeshje e fortë për skuadrën tonë, aq më tepër që do të luajmë përpara një publiku që njihet për mbështetjen e madhe që i jep skuadrës së tij gjatë të gjithë ndeshjes, por ne shpresojmë se do t’ia dalim mbanë duke marrë një rezultat pozitiv në këtë 90 minutësh të parë dhe të synojmë kualifikimin pas një jave në fushën tonë”, përfundon ai.
start/sportekspres