E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen mbi 5 mijë rrënjë kanabis, tre në pranga

 Policia e Durrësit bëri të ditur se operacioni i koduar “Topografi” ka nisur mbrëmë rreth orës 18.00 dhe brenda tre orësh janë asgjësuar 5100 bimë me lartësi rreth 2 metra të mbjella në 13 parcela të ndryshme. Bimët janë gjetur në një zonë pyjore të komunës së Niklës, 6 km larg Fushë Krujës. 

Sipas butimeve, policia e Fushë Krujës ka shoqëruar edhe  tre persona të dyshuar si posedues të lëndës narkotike. Njëri prej tyre është Dashamir Cungu, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Verjon të komunës Niklë, ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet i ditur. Burimet pohojnë se “operacioni i nisur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Fushë Krujës do të vazhdojë në të gjithë territorin e qarkut, ku dyshohet se ka parcela me bimë narkotike”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›